Osmani i reagon Taravarit: Liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara

Ish-kreu i OSBE-së, njëherë edhe ministër i Punëve të Jashtme, kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani i ka reaguar kundërkandidatit të tij, Arben Taravari, pasi ky i fundit e kritikoi për planin 9 pikësh të OSBE-së për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, përcjell TV21. Osmani thotë se plani është bërë në koordinim me vendet aleate.

“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës! Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara”, ka shkruar Osmani./TV21

Back to top button