Osmani: Koalicioni ynë eliminon ndërhyrjet në gjyqësor

Vjosa Osmani rënditi prioritetet e koalicionit që ajo i takon

Sonte në debatin e zgjedhjeve që po transmetohet në RTV21, po diskutohet në përgjithësi për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike. Kandidatja e LDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa përmendi tri prioritetet e këtij koalicioni për drejtësi.

Osmani tha se koalicioni i tyre do të eliminojë ndërhyrjet politike si në emërime të gjyqësorit apo nga lëndët që zgjedhen nga gjyqësori dhe do të eliminojë pengesat që janë paraqitur deri tani nga PDK-ja në hetimin e aferave korruptive.

Më tutje Osmani tha se formimi i Ushtrisë ka qenë një ndër prioritetet e LDK-së/21Media

 

 

Back to top button