Osmani kujton heroin Sali Çekaj: Ndër figurat më të shquara të historisë së re të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 25 vjetorin e rënies.

Osmani tha se Çekaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare

“Sali Çekaj, përveç lider ushtarak, ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare. Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti”, ka shkruar presidenca në “Facebook”.

Tutje, Osmani u shpreh se veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë, si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares, e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për heroin Sali Çekaj!”, tha Osmani./21Media

Back to top button