Osmani: Lufta në Ukrainë dëshmon se edhe Serbia nuk shquhet për veprime pozitive me fqinjët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pritshmëritë e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë janë të fokusuara te njohja reciproke.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës Osmani ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë po dëshmon se shtetet autokratike si Serbia e Rusia nuk shquhen për veprime pozitive në raport me fqinjët e tyre.

Sipas Osmanit, ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duhen veprime të qarta nga ana e ndërkombëtarëve.
”Ne po fokusohemi që dialogu t’i kontribuojë paqes në rajon. Dokumentet që kanë qarkulluar në disa media, nuk janë dokumente që iu kanë dorëzuar Kosovës. Ajo çfarë është duke ndodhur është një intensifikim i rolit të Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë. Interesi i Serbisë është që ta zvarrisë zgjidhjen. Tash jemi në fazën që po diskutohen elementet e marrëveshjes”, ka thënë ajo.
Osmani tutje ka shtuar se vijat e kuqe për dialogun janë vendosur nga Kuvendi i Kosovës dhe në qendër është njohja reciproke./21Media
Back to top button