Osmani me Erdoganin: Kënaqësi të rikonfirmojmë thellimin e raporteve bilaterale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj turk, Recep Tayip Erdogan.

Osmani edhe përmes një shkrimi në “Facebook” falënderoi Erdoganin për miqësinë dhe për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!”, ka thënë Osmani.

“Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar tutje presidentja./21Media

Back to top button