Osmani merr pjesë në përurimin shtatores së “Shën Terezës” në Lisbonë

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruan shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza. Kjo është bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët” ka shkruar Osmani.

Po ashtu ajo ka shtuar se kjo statujë duhet të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe të njerëzimit./21Media

Back to top button