Osmani: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, Ballkani Perëndimor do të jetë stacioni i tretë i saj

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani në duelin presidencial në TV21  vlerësoi se Federata Rusa është kërcënimi më i madh për botën perëndimore.

Sipas tij nuk është narrativë politike, por është qasje, strategji e NATO-s se ky shtë kërcënimi më i madh për botën tonë.

“Unë mendoj se Ukraina është vetëm fillimi i ambicieve imperaliste ruse, po fitoi Rusia në Ukrainë vetëm do shëndrrohet në force globale euro-aziatike, dhe do nisë pretendimet e saj më tutje drejt perëndimit, po e mor Rusia, Odesën dhe vazhdon drejt perëndimit lidh kontakt të drejtpërdrejt me Transnstirinë, atëheë hynë në Moldavi , Rumani, pastaj stacioni i tretë është Ballkani Perëndimor, Bosnja e Hercegovina ,raporti Kosovë- Serbi  edhe ky nacionalizëm në rritje në Maqedoninë e Veriut si rezultat i frustrimeve nga bllokimi i rrugës evropiane , unë mendoj se Federata Ruse këtë strategji e ka këto janë stacionet e radhës, dhe ne kërcënohemi seriozisht“, tha ai./21Media

Back to top button