Taravari: Ndikimi i Serbisë po rritet me Ballkanin e Hapur

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari tha në TV21 tha se Rusia do të tentojë të ketë ndikim në Maqedoinë e Veriut, dhe sipas tij këtë do ta bëjë përmes Serbisë.

“Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut vjen nëpërmejt Serbisë, Serbia është ambassador kryesor i Rusisë në Ballkan, fatkeqësisht unë e them shpesh ndikimi i Serbisë po rritet me Ballkanin e Hapur edhe me shumë projekte të cilat i ka realizuar për shembull rritja e tregtisë me Rusinë, kjo është paradoksale, vendosja e sanksioneve me vonë se të gjitha shtetet e tjera të NATO-s ndaj Rusisë, ne duhet të jemi shumë reflektiv dhe shumë të kujdeshsëm që nëpërmjet Serbisë të mos vijë ndikimi rus…”, tha Taravari./21Media

Back to top button