Osmani nesër viziton Komunën e Mitrovicës
Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të vizitojë Komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast, Osmani do të ketë një sërë takimesh:
Në orën 12:00, presidentja Osmani do të ketë takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Në orën 13:00, presidentja Osmani vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve.
Në orën 13:30, presidentja Osmani viziton shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”.
Gjatë vizitës në Mitrovicë, presidentja do të ketë takime me OJQ dhe do t’i vizitoj disa biznese./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?