Osmani: Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq

Sot(28 maj) ka vdekur në moshën 55 vjeçare ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes Nishani, miqve e bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të ndjerë.
Osmani shkroi se Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur.
“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, u shpreh Osmani./21Media

Back to top button