Osmani: Parlamenti serbi emëroi nënkryetar komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliqit si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë shërben si nënkryetare e Kuvendit. Ndërkaq, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar presidentja./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button