Protestojnë banorët e disa fshatrave të Prishtinës

 

Banorë të fshatit Prapashticë dhe fshatrava të tjerë të Prishtinës po protestojnë sot para Komunës së Prishtinës, për shkak të mungesës së transportit publik.

Asllan Bekteshi, mësues në fshatin Gllogovicë tha se që 1 vit nuk kanë transport publik e për çka tha se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër. Sipas tij, për shkak të mungesës së transportit publik shumë studentë e nxënës po detyrohen të ndërpresin shkollimin.

Enes Ibrahimi, student në UP, tha se për 1 vit ka bërë kërkesa në Komunën e Prishtinës që të ketë transport publik, por që tha se nuk ka marrë përgjigje. Ai tha se po e ka të vështirë të ndjekë studimet për shkak të mungesës së transportit.

Back to top button