Osmani: Pas zgjedhjeve në BE, mund të kemi një ndërmjetës të ri në vend të Lajçakut

Presidentja e Kosovws, Vjosa Osmani ka thënë se pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian (BE) me shumë gjasa do të ketë edhe ndërmjetësues të ri për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka theksuar se vetë ndërmjetësuesi aktual i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ia ka thënë këtë.

“Në procesin e dialogut janë disa muaj vendimtarë sepse në maj janë zgjedhjet në BE, pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj, që do ta marrin përsipër procesin e dialogut. Sipas të gjitha gjasave edhe ndërmjetësues të ri, nga ajo që më është thënë nga Lajçak, i cili e ka mandatin deri diku në gusht”, ka thënë presidentja gjatë një prononcimi për media.

Back to top button