Osmani për pjestarët e FSK-së në Turqi: Trimëria juaj shpresë në tragjedi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar kontributin e ushtarëve të FSK-së për aksionin e kërkim- shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrues.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka falënderuar FSK-në dhe është shprehur krenare me punën e tyre.
“Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës. Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë s ëkosovës deri më tani kanë shpëtuar katër persona nga rrënojat pas tërmetit në Turqi./21Media

Back to top button