Osmani: Përkrahja e miqve tanë është vendimtare për ecjen tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në  samitin e Bashkimit Evropian (BE), me liderët e Ballkanit Perëndimor
Osmani para fillimit të Samitit ka thënë se shpreson që të arrihet një dakordim për liberalizim të vizave për Kosovën, ndonëse nuk dëshiron që të rrisë pritjet.
Presidentja është shprehur se përkrahja e miqve tanë është vendimtare për ecjen e vendit përpara në rrugën evropiane.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Takimi mes Osmanit dhe Macron u zhvillua pak para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian (BE), me liderët e Ballkanit Perëndimor./21Media
Back to top button