Osmani përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Në guximin e tyre, gjejmë frymëzimin, e në sakrificën e tyre heroizmin

Presidentja, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, kanë bërë homazhe për nderë të 42 vjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës bashkë me Kadri Zekën.

Presidentja Osmani ka thënë se këto tri personalitete do të jenë gjithmonë të nderuar pasi që ndoqën rrugën e të vërtetës, nderit dhe lirisë.

“Në guximin e tyre, gjejmë frymëzimin, e në sakrificën e tyre heroizmin! Në 42 vjetorin e vrasjes, sot nderojmë tri personalitete të guximshme, të cilët ishin cak i një atentati politik dhe u përjetësuan në heronj. Jusuf e Bardhosh Gërvalla bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e të vërtetës, nderit dhe lirisë! Të tre kolosët punuan me nder, ndaj sot e përherë do të jenë të nderuar nga ne dhe brezat që do të vijnë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button