Osmani pjesë e darkës së organizuar nga Nancy Pelosi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani morri pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Osmani dhe Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan. Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit.
Në darkë, Osmani pati rastin të takohet dhe me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, senatorin Bob Menendez, senatorin Lindsay Graham, kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.
Osmani qëndroi në Washington D.C. me ftesë të organizatorëve të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, me ç’rast ajo ishte edhe njëra nga folëset kryesore në diskutimin mbi bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike si dhe folësja kryesore në organizimin lidhur me rritjen e rolit të grave në politikë./21Media


Back to top button