Osmani pranoi kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit

 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi sot kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan.
Duke i uruar suksese në misionin e ri, Presidentja theksoi që Kosova i vlerëson lartë aleatët dhe partnerët e saj dhe se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Bangladeshi.
Sipas një komunikate për media palët diskutuan për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me fokus të veçantë tek thithja e investimeve dhe identifkimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit të deritashëm.
Tutje në komunikatë thuhet se presidentja Osmani shpreson që Bangladeshi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në drejtim të konsolidimit dhe fuqizimit të shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar, në veçanti lidhur me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me ç’rast Ambasadori Bhuiyan konfirmoi se Bangladeshi mbetet një përkrahës i përhershëm në këtë drejtim./21Media

Back to top button