Osmani reagon pas sulmit ndaj atletëve kosovarë nga serbët në veri

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin e ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se  çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.

“Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë”, ka shkruar ajo.

Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri. Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës. Disa serbë kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve kosovarë. Grupi “Kosovo Mountain Club”, ka njoftuar në Facebook se të gjithë jenë mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi./21Media 

Back to top button