Osmani: Sassoli la zbrazëtirë jo vetëm në postin që mbajti, por edhe në skenën politike

Presidentja Vjosa Osmani, sot reagoi pas vdekjes së Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.
Osmani u shpreh se Sassoli la zbrazëtirë jo vetëm në postin që mbajti, por edhe në skenën politike.
“Një vit më parë, pata nderin ta takoj z. Sassoli në Bruksel – një takim e një diskutim që do të mbetet me mua përherë. Ai nuk ishte vetëm një profesionist i pashoq, por edhe një njeri i përkushtuar e i angazhuar, me interes të veçantë për Kosovën duke e mbështetur atë në rrugën e integrimit evropian. Ngushëllime të sinqerta për familjen e miqtë e tij, si dhe të gjithë shtëpinë e madhe evropiane, në të cilën ai punoi me përkushtim, si një mbështetës i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.”, shkroi Osmani në Facebook.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli vdiq sot në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare, transmeton rtv21.tv. Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter./21Media

Back to top button