Osmani: Të rinjtë po e bëjnë Kosovën pjesë të hartës globale të inovacionit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka vizituar startupin JCoders.
Osmani ka thënë se fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore.
Presidentja ka thënë se ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit.
“Frymëzim për Artën, themeluesen e dy startupeve, ishin vajzat e saja. Duke dashur të krijoj një botë më të mirë për to, ajo është e bindur se çdo produkt e çdo shërbim i ofruar në të dy startupet do të kontribuoj në krijimin e një Kosove më të mirë edhe për të gjithë fëmijët e tjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button