Osmani thotë se takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ‘’takimet intensive’’ me liderët evropiane sollën rezultate konkrete, lidhur me heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka falënderuar liderët e BE-së, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.
‘‘Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës.
Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës’’, ka shkruar ajo.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?