Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani u shpreh ngushëllime prindërve që humbën fëmijët nga sulmi në Beograd

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të fëmijëve që humbën jetën si pasojë e sulmit të një 14-vjeçari në një shkollë në Beograd të mërkurën.

Në mëngjesin e 3 majit në shkollën “Vladislav Ribnikar”, autori K.K. vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës si dhe plagosi disa të tjerë.

“S’ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më të dhimbshme se humbja e asaj jete. I shpreh ngushëllimet më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre nga sulmi i tmerrshëm në shkollën në Beograd dhe lutemi për rikuperim të shpejtë të të gjitha viktimave”, ka shkruar Osmani në “Twitter”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button