Osmani uron Begajn: Bashkë do t’i thellojmë raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tutje, Osmani thënë se së bashku do të punojnë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojnë edhe më tej, si dhe t’i sjellin vendet tona më afër BE-së.
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot Bajram Begajn president të Shqipërisë. Begaj ishte propozuar dje si kandidat për president nga Partia Socialiste dhe në seancën e Kuvendit është zgjedhur si president me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim./21Media

Back to top button