Osmani uron Federatën e Hendbollit: Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë

(Lajm i përditësuar)

Osmani uron Federatën e Hendbollit: Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) sot është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

Për këtë arritje të kombëtares së Kosovës ka reaguar përmes platformës “X”, presidentja Vjosa Osmani.

“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve në Federatën e Hendollit  për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë”, ka shkruar Osmani.

 


Kurti e quan historike kualifikimin e hendbollisteve U18 në botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll (vajzat) që është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Kurti ka shkruar se vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinent”

“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagramin e tij.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.


Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që do mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16. Hendbollistet e Kosovës dhe të Nigerisë janë përballur të dielën paradite në Tashkent të Uzbekistanit, në finale të IHF Trophy Intercontinental.

Ndeshja ishte betejë e vërtetë.

Kishte shumë duele të forta fizike, por hendbollistet kosovare shfaqën më shumë në momente vendimtare dhe siguruan kualifikimin në Botëror. Sipas FHK-së bëhet fjalë për sukses historik.


U18 e Kosovës luan me Nigerinë për vend në Kampionatin Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës janë të përkushtuara që nga Uzbekistani të kthehen si fituese të mëdha.

Kombëtarja e Kosovës po luan me Nigerinë në Tashkent, në finale të IHF Trophy Intercontinental.

Kjo gjeneratë ka rastin të shkruaj histori, përkatësisht të kualifikohet në Kampionatin Botëror që në muajin gusht mbahet në Kinë.

Për kualifikim në Botëror, Kosovës U18 i duhet fitorja ndaj Nigerisë.

Deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve e Kosovës, sa i takon sporteve ekipore, nuk është kualifikuar në Botëror. Këtë e kanë arritur vetëm hendbollistët e Kosovës U21, që në vitin 2019 u paraqitën në Botërorin në Spanjë. Edhe ai sukses historik ishte arritur përmes IHF Trophy.

Kombëtarja U18 ka fituar tri ndeshjet e deritashme në IHF Trophy Intercontinental dhe të dielën e synon të katërtën./21Media

Presidenti i FHK-së: Ashtu siç kemi dëshiruar u realizua një moment historik për hendbollin e Kosovës

Back to top button