Osmani uron Fitër Bajramin

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët”, ka thënë Presidentja Osmani.

Osmani më tej ka thënë se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti./21Media

Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin…

Posted by Vjosa Osmani on Thursday, 13 May 2021

Back to top button