Osmani uron Milanoviq për rizgjedhjen si president i Kroacisë

Zoran Milanoviq është rizgjedhur President i Republikës së Kroacisë.

Me këtë rast, Osmani e ka uruar homologun e saj kroat.

Osmani tutje ka thënë se mezi pret ta vazhdojë bashkëpunimin me “një përkrahës të palëkundur të popullit të Kosovës”.

“Urime, i nderuari President Milanović, për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kroacisë. Si një përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës dhe vendit që i takon vendit tonë në familjen euroatlantike të kombeve, pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë. Së bashku, ne do të forcojmë më tej partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Osmani në X. /21Media

Back to top button