Osmani: Ushtarët tanë po e lartësojnë flamurin e Kosovës në Kuvajt

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt.

“Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kanë zbarkuar në Kuvajt trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtarët amerikanë./21Media

Back to top button