Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama i bashkohet qëndrimit të SHBA-së për tensionet në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lidhur me situatën në veri ka thënë se i bashkohet qendrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama në Tëitter ka shkruar se ajo çka po ndodh në veri nuk e ndihmon as Kosovës e as Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.

SHBA përmes ambasadorit Jeff Hovenier ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare duke bërë thirrje që këto masa të ndërpriten menjëherë.

Të premten gjatë tentimit të kryetarëve të rinj të të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan  u por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale.Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërkohë që nga incidentet mbetën të lënduar pesë policë, e po ashtu u dëmtuan katër automjete përfshirë edhe një e djegur./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button