Osmani: Vuçiqi është vazhdimësi e mendësisë të viteve të 90-ta që çoi në luftë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh e lumtur që ishte e pranishme në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.

Osmani në deklaratë për median tha se Vuçiq është vijim i mentalitetit të Millosheviçit

“Fatkeqësisht Vuçiq është vijim i mentalitetit që ka ekzistuar në Serbi që prej 1990 dhe ky mentalitet që shkaktoi luftën dhe shkatërrimin dhe vrasjen e civilëve. Ky mentalitet duhet të refuzohet nga të gjithë. Ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë bërë. Besojmë se dialogu i drejtuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA është e vetmja mënyrë drejt arritjes së një marrëveshje me fund njohjen reciproke”, tha Osmani.

Samiti do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët të liderëve. Përveç zotimit për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në të theksohet edhe rëndësia e partneritetit mes bllokut dhe këtij rajoni.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button