Pa deputetët e pushtetit, dështon seanca e veçantë e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)

Ka dështuar seanca e veçantë, ku në rend të ditës ishte miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Kjo pasi që deputetët e pushtetit e kanë bojkotuar këtë seancë të thirrur nga opozita.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kë bërë të ditur se të hënën në kryesi do të vendoset se kur të mbahet kjo seancë.


Pushteti bojkoton seancën e Kuvendit

Deputetët e pushtetit kanë bojkotuar seancën e Kuvendit në të cilën ishte paraparë që të miratohej një deklaratë nëpërmjet të cilës do të mbështetej rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën u dënua sulmi i një grupi të armatosur të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në fillim të kësaj seance, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë se “sot sa po e shoh gjendja nuk qenka e mirë”.

Ndërkohë që propozuesi i deklaratës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Benik Tahiri ka thënë se shumica parlamentare është duke e bojkotuar Kuvendin edhe kur ka tema në interes të vendit dhe jopolitike.

“Fatkeqësisht edhe sot po shihet që shumica parlamentare është duke e bojkotuar Kuvendin edhe kur ka tema që lidhen me interesin e vendit dhe jo të ndonjë beteje politike. Kryetar e dini që në Kryesi ka pasur dakordim të plotë që të mbahet kjo seancë, ku do t’i jepej mbështetje rezolutës së PE-së i cili në 28 pika ka bërë përgjegjëse të drejtpërdrejtë Serbinë. E dënon Serbinë për lidhjet e saja me Rusinë e Kinën”, është shprehur Tahiri.
Ai i është drejtuar Konjufcës duke i thënë se “nuk është sot koha për betejë politike mes pozitës e opozitës”. “Qëllimi është që si Kuvend të bëjmë një veprim për të shprehur falënderim dhe të konfirmojmë qëndrimin politik në raport me rezolutën e PE-së. E shoh si një veprim të papërgjegjshëm dhe si një frikë nga LVV-së mos me u ballafaqu me Kuvendin. Nuk e di pse nuk janë këtu dhe çka po i frikëson kaq shumë që të mos jenë në ketë Kuvend”, është shprehur Tahiri


Kuvendi sot me seancë të veçantë

Kuvendi i Kosovës këtë të premte do të mbajë seancë të veçantë.

Sipas njoftimit, në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Nryshe, teksti i kësaj rezolute që u votua në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE-së.

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme sulmin qyqar terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e paramilitarëve mirë të organizuar serbë në Banjskë, në veri të Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës.

Back to top button