”Pa vend” fitoi çmimin kryesor në Toronto, u kualifikua për Oscars
Filmi i shkurtër ”Pa vend”, me regji nga Samir Karahoda ka arritur të marrë çmimin kryesor ”IMDB Pro Short Cuts”, në njërin ndër festivalet më të rëndësishme në botë, ”Toronto International Film Festival”.
Me këtë çmim ”Pa vend”, zyrtarisht është kualifikuar për kategorinë e filmit të shkurtër Oscars 2022.
Regjisori Karahoda në një video të dërguar festivalit dhe audiencës, ndër të tjera ka thënë se këtë çmim ia dedikon të gjithë sportistëve dhe talentëve të rinj të Kosovës, ku edhe kjo ishte tema që trajtonte ky film.
Sipas jurisë së Festivalit, gara është dalluar nga një përzgjedhje e fortë e filmave.
Filmi ”Pa vend” është shfaqur fillimisht në Kanë dhe është ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani. Filmi është shfaqur në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe ka garuar për ”Palmën e Artë”./21Media