Pacolli në Zhur: Vota juaj është votë kundër mashtrimit dhe korrupsionit

Pacolli: Bashkë me qytetarët e Kosovës do ta jetësojnë ëndrrën e Rugovës

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka vazhduar fushatën edhe në Zhur, ku u prezantua programin qeverisës si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e koalicionit.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli u bëri thirrje qytetarëve që me datë 11 qershor të dalin dhe të votojnë për një qeveri që udhëhiqet me dituri dhe me përkushtim, pa korrupsion, pa zhvatje e pa hajni.

Pacolli tha se bashkë me qytetarët e Kosovës do ta jetësojmë ëndrrën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për t’ua rikthyer qytetareve shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të përparuar.

“Ky koalicion, do ta jetësojë shpresën tuaj për një jetë dinjitoze, andaj dilni votoni, sepse vota juaj do të veprojë kundër mjegullës, zhvatjes e hajnisë. Votoni njerëzit e ndërgjegjshëm dhe njerëzit e punës e të suksesit, vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën madhështore”, ka thënë Pacolli.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti tha se është i nderuar që i prinë një liste e cila në vete ka njerëz të suksesit dhe profesionistë  të jashtëzakonshëm.

“Ne i kemi dhëne zotimet tona, këto nuk janë vetëm premtime të fushatës, ju garantoj se ne kryejmë pune”, ka thënë Hoti./21Media

Back to top button