Pacolli: Nuk është krijuar ambient i mirë për biznese

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve

Ai gjatë disa takimeve që kishte të mërkurën në Pejë me përfaqësuesit e bizneseve, zejtarëve, fermerëve, bujqve dhe afaristëve të tjerë, ka thënë se Kosova është dashur të ecë përpara në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor dhe përmirësimit të shërbimeve jetësore, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Dora e institucioneve është ndie shumë pak në Kosovë. Këtë më së miri e dinë njerëzit e biznesit. Veprimtarët ekonomikë që pos problemeve që është tentuar t’i shkaktohen biznesit asgjë tjetër nuk ka pasur ndonjë ndihmë nga institucionet. Nuk është krijuar një ambient i pranueshëm për të bërë biznes. Janë krijuar disa lehtësira në dy-tri vitet e fundit sa i përket TVSH-së. Por në fakt TVSH-ja në Kosovë është rritur nëse merren në përgjithësi prodhime, të cilat nevojiten për jetën gjegjësisht për standardin jetësor të kësaj kohe. Në disa prodhime nuk ka TVSH, por në disa ka rritje. Mesatarja, faktikisht është rrit dhe asgjë nuk është arritur me disa manipulime që janë bërë te TVSH-ja,” tha Pacolli.

Pacolli, po ashtu, tha se fillimi i kësaj vere nuk do të jetë i rëndomtë meqë sipas tij para zgjedhjeve lokale këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare.

Back to top button