Pacolli: Nuk harrohet momenti kur rrezikonim jetën per teket Kurtit e Sveçlës

Deputeti Behgjet Pacolli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosrespektim të masave antiCOVID në “Darkën e Lamës”.
Ai ka kujtuar kohën kur Qeveria Kurti nuk e lejonte të bënte ulje në Prishtinë me avionin e tij, edhe pse siç u shpreh ai, kishte dy teste zvicerane që vërtetonin se nuk ishte i infektuar me COVID-19.
Tutje, Pacolli ka thënë se nuk do të harrohet momenti kur rrezikonte jetën për teket e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./21Media

Back to top button