Shqiptari i kërkon policisë ta fusë në burg për t’i shpëtuar gruas në shtëpi

Një burrë i dënuar me arrest shtëpie u denoncua në komisariat dhe kërkoi të futej në burg pasi jeta me gruan e tij dhe familjen e saj është e pamundur, njoftoi policia italiane.
Një shqiptar 30-vjeçar që jeton në Guidonia Montecelio pranë Romës tha se nuk mund të durojë më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij.
Kështu bënë të ditur karabinierët nga Tivoli.
“I dëshpëruar vendosi të arratisej, të raportonte spontanisht te karabinierët dhe t’i kërkonte që ta vuante dënimin pas hekurave. Burri është dënuar me arrest shtëpie për disa muaj për krime të lidhura me drogën dhe duhet të vuante një dënim të tillë për disa vite, gjë që i dukej e pashpresë. Ai tha se “jeta i është bërë ferr” dhe “se nuk mundet më”, kështu që “do të shkojë në burg”, tha kapiteni Francesco Giacomo Ferrante për AFP.
Kur u paraqit te karabinierët, burri shqiptar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u arrestua për shkelje të masës së arrestit shtëpiak dhe organet e drejtësisë urdhëruan ta fusin në burg./21Media

Back to top button