Pacolli: Pa pikë turpi, deputetët hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, kjo është tallje me shtetin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit.
Teksa shton se kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin.
“Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi. Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin. Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?”, ka shkruar ai. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?