Pacolli: Për një marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi kam folur 13 vjet më parë

 

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot deklaroi se për një marrëveshje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka folur 13 vjet më parë.

Pacolli u shpreh se fakti që takimi po zhvillohet në Washington është mirë.

“Se Kosova dhe Serbia duhet të lidhin një lloj marrëveshje ekonomike është diçka për të cilën kam folur mbi 13 vjet më parë. Fakti që takimi po zhvillohet në Uashington është pozitiv.”, shkroi Pacolli në facebook.

Ai shtoi se Kosova kurrë nuk ka humbur në përfshirjen e SHBA-ve, të cilët janë edhe aleati ynë kryesor.

“Nëse krahasojmë administratën Trump me administratën e mëparshme, fokusi për Kosovën është në nivelin më të lartë këtë herë. I uroj delegacionit të Kosovës suksese dhe një të ardhme sa më të mirë për Kosovën dhe për stabilitetin në Ballkan.”, shtoi më tutje Pacolli në  facebook.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë arritur në Washington. Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Shtetëror i Sigurisë i SHBA-së përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të ndërmjetësojnë normalizimin ekonomik” është shkruar në postimin e Këshillit në Twitter./21Media

Back to top button