”Sunny Hill Festival” dështon në Prishtinë, ja në cilin vend do të mbahet

Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, ”Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë.
Lajmin për  portalin RTV21 e ka konfirmuar Alban Kastrati, i cili ka thënë se ”Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë këtë vit.
Kastrani nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Por, kujtojmë që komuna e Prishtinës ishte pajtuar që t’ia japë ”Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet në mënyrë që kjo ngjarje të zhvillohet në Kosovë, megjithatë procesi nuk ka përunduar në nivelin e Qeverisë.
”Sunny Hill Festival” është paraparë të mbahej nga 4 deri më 7 gusht./21Media

Back to top button