Paga e mjekëve dhe infermierëve rritet me 6 %, shpërblim për ata që punojnë jashtë vendbanimit

Nga 1 korriku rriten pagat e mjekëve dhe infermjerëve me 6 për qind në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë.

Manastirliu bëri të ditur se do të ketë shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë mjekët që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit.

Duke filluar nga 1 korriku rritet me 6 përqind paga  e mjekëve dhe infermjerëve. Qeveria ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë mjekët që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit. nga ky shpërblim financiar do të përfitojnë 300 mjek që kanë përfituar specializimin”, tha Manastirliu./oranews

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button