Paga minimale rritet në 350 euro
(Lajm i përditësuar)
Paga minimale prej 350 do të fillojë të zbatohet nga muaji tetor
Niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari prej muajit tetor.
Kështu njoftoi Ministri i Financave Hekuran Murati.
“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të fillojë së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave”, tha Murati.
Paga minimale rritet në 350 euro
Qeveria e Kosovës do të rritë pagën minimale në 350 euro, ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
Kurti para kabinetit qeveritar tha se niveli i pagës minimale do të jetë i liruar nga tatimi.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vitesh. Ndërkaq sot do të shqyrtojmë propozimin që niveli i pagës minimale të jetë 2 euro për dy orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, tha Kurti.
Duke folur për fillimin e vitit të ri shkollorë, Kurti tha se deri tani kanë aplikuar mbi 195 mijë prindër për subvencionimin e teksteve apo materialeve shkollore.
Deri tani kanë aplikuar gjithsej 194 mijë e 160 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve apo materialeve shkollore, ndërkaq janë subvencionuar gjithsej 171 mijë e 200. Gjithçka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollorë”, shtoi Kurti.
Krahas këtyre, kreu qeveritar tha se transformimi në shëndetësi po bëhet në mënyrë të qëndrueshme dhe rrënjësor