​Pagat e ulëta, në grevë rreth 260 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik të UP-së

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve, nga sot (e mërkure) kanë hyrë në grevë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke theksuar se shkak i kësaj greve është paga e ulët. Azemi për KosovaPress tha se greva e punëtorëve teknik dhe fizik ka nisur në të gjitha fakultetet dhe në Qendrën Studentore. Numri i tyre në total është 260 punëtorë.

Kurse, Bexhet Votaj, punëtor i sigurimit fizik tha për KosovaPress se shkaku i pagës së ulët dhe se rritja për 15 për qind nuk është e mjaftueshme për ta.

Paga e kushte më ta mira kërkon edhe Riza Shala, përfaqësues i Sindikatës Private të Kosovës. Shala potencoi se punëtoret teknik kërkojnë të kenë kushte të barabarta me punëtoret teknik që janë të punësuar në kuadër të shtetit.

Ndërkaq, sipas Azemit greva do të vazhdojë edhe nesër, kurse të premten do të ndërrohet strategjia e grevës.

Back to top button