Kërkohet përjashtimi i Rusisë nga G20-ta

Këshilltari i zyrës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga forumi i vendeve udhëheqëse të G20-ës.
“Ata që japin urdhra për të sulmuar infrastrukturën kritike e për të organizuar mobilizim total, për të mbuluar vijën e frontit me kufoma, nuk mund të ulën në të njëjtën tryezë me liderët e G20”, tha Podolyak.
Rusia u përjashtua nga G8 në vititn 2014 për shkak të aneksimit të Krimesë.
Ndërkaq, G20 do të takohet në Bali, Indonezi muajin e ardhshëm. Kremlini nuk e ka konfirmuar ende nëse Presidenti rus, Vladimir Putin do të marrë pjesë./21Media

Back to top button