Kërkesat e punëtorëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të punës

Pas shumë vitesh në Kosovë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat dhe Bashkimi i Sindikatave po mbajnë protestën në Ditën Ndërkombëtare të punës, 1 Maj.  Megjithatë, kësaj proteste i janë bashkuar një numër i vogel protestuesish ku përfshihen dhjetra  punëtorë,  u shpreh pakënaqësi edhe për mungesën e sindikatave tjera.

Protestuesit kanë paraqitur kërkesat e tyre ku në mes tjerash kanë kërkuar që të respektohet marrëveshja kolektive me pagë minimale prej 300 euro.

“Pse në sektorin privat nuk zbatohet ligji i punës dhe marrëveshja kolektive” shënonte në pankartën e Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat të Kosovës.  “Paga minimale 300 Euro”, “Ndal diskriminimi i punëtorëve në sektorin privat”, “Të zvogëlohet stazhi për pensionim” shendonte në pankarat tjera që mbanin në duar protestuesit.

Sindikalistët gjithashtu kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të themelojnë Gjykatën e Punës.

Protesta ka filluar në orën 11:00 dhe po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. / 21Media

Back to top button