“Pako Emergjente nuk i përmbush kërkesat e sektorit privat”

6% e bizneseve të anketuara besojnë që Pako adreson vështirësitë me të cilat ballafaqohen

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës-OEAK, Arian Zeka sonte tha se propozimi i tyre ndaj Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe Qeverisë ka qenë për një pako që do të kapte një shumë prej 5% të bruto-produktit vendor.

Zeka në “Argument Plus” tha se ajo që është propozuar nga Ministria dhe e miratuar nga Qeveria nuk i përmbushë kërkesat e sektorit privat në përgjithësi.

Ai shtoi se vetëm 6% e bizneseve të anketuara besojnë që Pako Emergjente Fiskale adreson në mënyrë të duhur vështirësitë, me të cilat ata ballafaqohen./21Media

Back to top button