Palmer: Qëllimi i dialogut – njohja reciproke (Video)

Lajçak: Vit me potencial të mirë për raportet BE-Ballkani Perëndimor

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit amerikan, Matthew Palmer tha sot në Prishtinë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve. Gjatë një konference të përbashkët për media me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Lajçak tha se vizita dyditore në Prishtinë, kishte për qëllim që të siguronte që takimi Kurti-Vuçiq të jetë i suksesshëm. (Teksti- Albulena Nuha, kamera: Fidan Bajrami)/21Media

Back to top button