Pamje nga festivali 400 vjeçar i peshqve

Në Bogura të Bangladeshit mbahet një festival për të cilin thuhet se organizohet që 400 vite. Fjala është për festivalin e peshqve.

Një video tregon mijëra peshq të lënë për t’u tharë në diell, pasi që punëtorët me mund i kanë larë dhe ndarë për tharje në këtë hapësirë.

Këtë video të veçantë në Bogura të Bangladeshit e xhiroi fotografi nga Dhaka, Azim Khan Ronnie.

Siç ka treguar Azim, atje mijëra peshq vendosen të thahen çdo ditë në diell, për shtatë ditë, proces ky i cili gjatë 4 deri në 5 ditë, varësisht nga moti.

Azim për të xhiruar këto pamje ka shfrytëzuar kamerën dhe dronin.

Në këtë festival ka peshq gjatësia e të cilëve arrin në një metër e gjysmë.

Sipas të dhënave, në këtë festival çdo vit marrin pjesë deri në 350 tregtarë nga i tërë vendi.

Këto pamje kanë tërhequr vëmendjen e medieve botërore./21Media

Back to top button