Aksidentohen dy autoblinda të Policisë së Kosovës në veri

Dy autoblinda të Policisë së Kosovës janë aksidentuar në Gazivodë të Zubin Potokut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Branislav Radoviq, zëdhënësi i Policisë në veri të Mitrovicës.
Radoviq ka thënë se nga ky aksident përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Po ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, dy automjete Hummer; zyrtare, ngjyrë blu, në vendin e Gazivodës nuk ka të lënduar”, ka thënë Radoviq.
Ai ka thënë se është njoftuar IPK-ja, ndërsa, rasti është duke vazhduar sipas procedurës së rregullt./21Media

Back to top button