Paralajmërimi i Gashit për VV-në: Së shpejti heshtja merr fund

 

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore do të dalin në shesh shumë gjëra.

Ai ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore do të zbulohet pse ra Qeveria Kurti.

“Shumë gjana kanë me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve! Se shpejti, heshtja merr fund!”, ka shkruar Arben Gashi në Facebook.

Shumë gjana kan me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri…

Posted by Arben Gashi on Thursday, 7 January 2021

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani mbrëmë ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt.

Ndryshe, sot, në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021./21Media

Back to top button