Paralajmërohen banorët që të mos kthehen në Kiev

Civilët që ikën nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, në rajone më të sigurta duhet të presin edhe disa ditë përpara se të kthehen, ka thënë kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Klitschko.
“Së pari, aktualisht ka një shtetrrethim gjatë gjithë orarit në rajonin e Kievit. Së dyti, në disa qytete pranë Kievit, ka të ngjarë që pushtuesit rusë të kenë lënë mina tokësore dhe ka [ka gjasa] shumë municione të pashpërthyera”, citohet të ketë thënë ai, transmeton rtv21.tv.
Më herët, u raportua se Klitschko i cilësoi vrasjet pranë kryeqytetit ukrainas si skena horror.
Autoritetet në rrethet Brovary, Bucha dhe Vyshhorod të rajonit më të gjerë të Kievit kanë thënë gjithashtu se një shtetrrethim do të vazhdojë deri më 7 prill, raportojnë mediat ukrainase.
Ata thanë se forcat ukrainase do të kalojnë ditët në vijim duke pastruar zonën nga “surprizat” shpërthyese të lëna pas nga pushtuesit./21Media

Back to top button